Showbiz 4 Janar 2019, 09:27

Këngëtarja shqiptare tregon asryen pse nuk është martuar: Jam ndjerë e dhunuar

Shkruar nga Pamfleti
Këngëtarja shqiptare tregon asryen pse nuk është martuar:

Dhuna ndaj gruas është një nga fenomenet më ekzistente. Dy aktorët Egla Ceno dhe Neritan Liçaj vendosën të sillnin një mesazh sensibilizues për festat e fundvitit. Në emisionin Soiree ata kanë aktruar një pjesë të vogël ku nxirrnin në pah dhunën ndaj gruas.

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha e pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se ç’mendonte për këtë pjesë është përgjigjur:

“E para punës, gëzohem që debate për barazinë gjinore vijnë dhe në festa. Jo vetëm në ato ditët që duhet të adresohet si çështje, por edhe në festa. E dyta, që vjen përmes platformave të ndryshme. E treta, më vjen mirë që po veprojmë çdo ditë, po flasim çdo ditë, në nivel të barabartë”- është shprehur këngëtarja në emision.

Teksa u pyet nga Jonida nëse është ndjerë ndonjëherë si Egla në rol e dhunuar psikologjikisht, Eliza është përgjigjur duke qeshur: “Edhe po… prandaj nuk jam martuar!”

Showbiz Eliza hoxha Martesë