Aktualitet13 Shtator 2018, 09:50

‘Keni rënë në dashuri dhe jeni fejuar’?! Ambasada e SHBA ka një thirrje urgjente për qytetarët shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada amerikane në Tiranë ka një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që janë të fejuar dhe duan të shkojnë në SHBA.

Ambasada njofton se nëse një qytetar shqiptar është fejuar me një amerikan, duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju.

Për të shkuar sa më shpejt në SHBA, që të bashkohen me partnerin e tyre, ambasada shprehet se duhen disa muaj për të shqyrtuar peticionin, ndaj dhe qytetarët nuk duhet të vonojnë.

“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt”, është thirrja ambasadës amerikane në Tiranë, në faqen zyrtare në Facebook.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Ambasada Amerikane SHBA Shqiptaret te fejuarit