Bota12 Shkurt 2023, 20:02

Keq menaxhimi i situatës së krijuar nga tërmeti, Erdogan përballet me kritika të mëdha mbarëkombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Keq menaxhimi i situatës së krijuar nga tërmeti, Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan po përballet me zemërimin mbarëkombëtar për reagimin e ngadaltë dhe të pamjaftueshëm të ndihmës për zonat e prekura nga tërmeti.

Kjo nuk është aspak një situatë e favorshme për Erdogan i cili po përballet me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për në qershor. Por edhe para katastrofës, popullariteti i tij kishte rënë për shkak të rritjes së inflacionit dhe rënies së monedhës turke dhe kjo mund të jetë goditja përfundimtare për të.

Disa të prekur nga tërmeti dhe politikanë të opozitës kanë akuzuar qeverinë për përpjekje të ngadalta dhe të pamjaftueshme ndihme që herët dhe kritikët kanë vënë në dyshim pse ushtria, e cila luajti një rol kyç pas një tërmeti të vitit 1999, nuk u soll më shpejt në vendet e goditura për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Erdogan ka pranuar problemet, të tilla si sfida e dhënies së ndihmës, por që sipas tij jo për faj të shtetit por për shkak të dëmtimit të rrugëve të transportit. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për solidaritet dhe ka dënuar politikën “negative”.

Bota #tërmeti Erdogan Situata