Politike30 Qershor 2019, 09:56

”Keqardhje që opozita nuk merr pjesë”, ministri Lleshaj nga qendra e votimit: I pati të gjitha mundësitë

Shkruar nga Pamfleti
”Keqardhje që opozita nuk merr pjesë”, ministri Lleshaj

''Keqardhje që opozita nuk merr pjesë'', ministri Lleshaj nga qendra e votimit: I pati të gjitha mundësitë

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka votuar këtë mëngjes në qendrën e votimit të vendosur në ambientet e shkollës Fan Noli.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ai është shprehur se qytetarët sot kanë të drejtë të zgjedhin dhe se ndjen keqardhje që opozita nuk është në këtë proces.

Ai tha se është përgjegjësi e opozitës dhe e askujt tjetër, dhe se qytetarët kanë të drejtë të votojnë ata që janë paraqitur në proces.

“Sigurisht na shqetëson fakti që opozita nuk merr pjesë, por ama i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë.

Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin ata që paraqiten ne zgjedhje, ata që janë shmangur është përgjegjësi e tyre jo e jona.

Politike ministri i Brendshëm opozita sander lleshaj