Bota 4 Shkurt 2019, 15:09

Kërcasin prangat në Maqedoni, arrestohen 4 ish-ministrat

Shkruar nga Pamfleti
Kërcasin prangat në Maqedoni, arrestohen 4 ish-ministrat

Kërcasin prangat në Maqedoni, arrestohen 4 ish-ministrat

Ish ministrat maqedonas Mihail Cvetkov dhe Hristijan Dellev kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa ish-ministri Aco Spasenovski për shkak të gjendjes shëndetësore është në arrest shtëpiak, ndwrsa pwr Ljupço Dimovskin gjatë javës së ardhshme do të mbahet seancë për kërkesën për paraburgim, pasi Kuvendi ia mori mandatin e deputetit.

 Bwhet e ditur se Gjykata e Shkupit me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngrirë pasuritë e katër ish- ministrave.

Më herët, Prokuroria hapi një çështje kundër tyre bazuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave gjatë shpalljeve publike”.

Ata dyshohen se gjatë kohës së ministra të Bujqësisë, kanë nënshkruar marrëveshje për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 1.4 milionë euro.

Rajoni Maqedoni ngrihen pasuritë e 4 ish ministrave