Politike23 Dhjetor 2022, 15:37

Kërcënimet e Berishës në Kuvend, reagon Braçe: Do vijë dita të japësh llogari, nuk ka parashkrim për ty

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet e Berishës në Kuvend, reagon Braçe: Do

Deputeti socialist Erion Braçe ka shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit kërcënoi dje në Kuvend me trazira, duke marrë shkas nga fyerjet që Rama i bëri Gazment Bardhit.

Por Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se Berisha do të ndëshkohet për të gjitha zullumet që ka bërë, pavarësisht moshës.

Për Salih Berishën;

Çdo shantazhues e kërcënues tjetër!

Dje në mbrëmje vonë, durimit ju shtua dhe një seancë tjetër kalitjeje;

Salih Berisha u shfaq në Kuvend dhe vijoi për gjatë kërcënimet që kishin në përmbajtje edhe linçimin fizik ndaj çdo deputeti që nuk voton një projektligj të tij, i cili, heq parashkrimin e ndjekjes penale ndaj kryeministrave!

Pata këtë përgjigje dje-dëgjojeni;

Këtë përgjigje kam edhe sot:

Asnjë krim, as si vrasje e as vjedhje,  nuk amnistohet pa u gjykuar. As për shkak të moshës, e as për shkak të parashkrimit! Përkundrazi, kemi një institucion të ri drejtësie, i cili ka gjithë kompetencën ligjore, të ndjekë penalisht derisa të frymoje-pavarësisht moshës e pushtetit, cilindo që ka qenë, është e do jete në pushtet”, shprehet Braçe.

Politike Berisha brace