Bota 7 Shtator 2022, 16:46

Kërcënimet e Putinit për ndalimin e furnizimit me gaz, BE e bindur për vendosjen e kufirit të çmimit për importet ruse

Shkruar nga Pamfleti

Çmimet e energjisë kanë pësuar rritje të vazhdueshme që pas pushtimit rus në Ukrainë, duke detyruar 27 shtetet e BE-së të marrin masa drastike.

Shumë shtete evropiane janë detyruar të vendosin kufizime duke bërë plane emergjente për kursimine e energjisë dhe gazit për të bërë të mundur përballimin e një dimri të vështirë që pritet të vij këtë vit.

“Ne duhet të shkurtojmë të ardhurat e Rusisë që Putin përdor për të financuar këtë luftë mizore”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndërkohë që Putin deklaroi se Moska do të reagonte ndaj një vendosjes së një kufiri çmimi duke ndalur plotësisht furnizimet.

“Ne nuk do të furnizojmë gaz, naftë, qymyr, naftë për ngrohje, nuk do të furnizojmë asgjë”, tha ai, nëse kjo shkon kundër interesave të Rusisë.

Udhëheqësit evropianë kanë akuzuar Moskën për përdorimin e eksporteve të saj të gazit si në përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore ndaj individëve dhe bizneseve ruse. Por Kremlini e mohon faktin se gazsjellësi i madh Nord Stream 1 në Gjermaninë veriore është mbyllur për një kohë të pacaktuar, me Moskën që fajëson drejtpërdrejt sanksionet.

Javën e kaluar, grupi i kombeve G7 njoftoi një kufi të çmimit për naftën ruse, një veprim për të cilin tha se do të reduktonte të ardhurat e Moskës për pushtimin e Ukrainës dhe inflacionin në Perëndim.

Studiuesit finlandezë vlerësuan së fundmi se Rusia ka fituar 158 miliardë euro nga rritja e çmimeve të karburanteve gjatë pushtimit gjashtëmujor, me importet e BE-së që përbëjnë më shumë se gjysmën e tyre.
Duke folur në një forum ekonomik në qytetin lindor të largët të Vladivostok të mërkurën, udhëheqësi rus dënoi sanksionet si agresion ekonomik dhe “ethe” që përbënin kërcënim për të gjithë botën.

Bota BE gazi Rusia