Bota 2 Tetor 2022, 22:36

Kërcënimet e Putinit, Stoltenberg: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet e Putinit, Stoltenberg: Rusia do të përballet me

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur mbi kërcënimin e Moskës për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, pas fjalimit të fundit të presidentit rus, Vladimir Putinit.

Shefi i NATO-s, ka paralajmëruar “pasoja të rënda për Rusinë” nëse Putin do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.

“Retorika bërthamore është e rrezikshme. Është e pamatur. Çdo përdorim i armëve bërthamore do të “ndryshonte natyrën” e konfliktit në Ukrainë”, tha Stoltenberg për Meet The Press të NBC të dielën.

Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Dhe ky është një mesazh që NATO dhe aleatët e NATO-s ia përcjellin qartë Rusisë”, shtoi ai.

Vërejtjet e Stoltenberg pasojnë disa nga retorikat më të mprehta të Putinit deri më sot mbi gatishmërinë e Moskës për të përdorur forcën bërthamore ndërsa fushata e saj ushtarake pëson disfata të një pas njëshme në Ukrainë.

Udhëheqësit perëndimorë dhe zyrtarët e qeverisë besojnë se ky kërcënim është rritur që nga e premtja, kur Putini aneksoi zyrtarisht pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore dhe e shpalli atë territor rus. Që atëherë, forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë qendrën kryesore hekurudhore të Lyman, në Ukrainën lindore, në jug të Doneskut.

Për sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përparimi i forcave ukrainase tregon se ato janë në gjendje t’i zmbrapsin trupat ruse.

Ata janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse për shkak të guximit dhe aftësive të tyre, por sigurisht edhe për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po u japin”, tha Stoltenberg.

Bota berthamore kercenimet Stoltenberg