Bota27 Prill 2018, 08:40

Kërcënimi i Serbisë: Kryeministri do të arrestohet nëse viziton Preshevën

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimi i Serbisë: Kryeministri do të arrestohet nëse

Kërcënimi i Serbisë: Kryeministri do të arrestohet nëse viziton Preshevën

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë qytetin serb të Preshevës. Mirëpo rreth kësaj vizite ka reaguar edhe ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç , i cili është treguar i ashpër teksa ka paralajmëruar edhe arrestimin e tij.

 

“Gjykata jonë është përgjegjëse për të. Urdhri mbetet në fuqi dhe ai patjetër që do të arrestohet”, ka thënë Stefanoviç për Kurir.

 

Haradinaj akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, për çfarë është liruar dy herë nga Haga. Kërcënimet për arrestimin e Haradinajt vijnë sidomos pas arrestimit të Gjuriçit në Kosovë.

 

Kryeministri i vendit ishte arrestuar vitin e kaluar në Colmar të Francës, por më pas u lirua.

 

Rajoni presisdenti i Kosovës Ramush Haradinaj