Bota18 Maj 2022, 16:05

Kërcënimi rus, NATO 10-fishon numrin e trupave ushtarake në kufirin e Europës me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimi rus, NATO 10-fishon numrin e trupave ushtarake në

Kërcënimi rus, NATO 10-fishon numrin e trupave ushtarake në kufirin e Europës me Rusinë

Shkon në 40 mijë, 10 herë më shumë se vitin e kaluar, numri i trupave ushtarake nën komandën e NATO-s të vendosura në krahun lindor të aleancës.

Sipas të dhënave nga NATO, Aleanca kishte 4650 mijë trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të saj deri në shkurt të vitit 2021, shkruan Euronews. Këto trupa u vendosën në katër grupe beteje shumëkombëshe përkatësisht në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Më pas Rusia filloi vendosjen e trupave dhe aftësive të saj përgjatë kufirit të saj të përbashkët në Ukrainë, duke argumentuar se ishte një lëvizje mbrojtëse mbi aspiratën e Kievit në NATO. NATO dhe 30 anëtarët e saj reaguan ndaj grumbullimit të trupave ruse duke forcuar pozicionet e tyre lindore me më shumë trupa dhe aftësi.

Një muaj pas fillimit të luftës, 40 mijë trupa aleate ishin nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, me çdo grup beteje ekzistues të forcuar ndjeshëm, ndërsa katër grupe të reja beteje u krijuan në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari.

Shumë vende europiane kanë kërkuar trupa shtesë amerikane në tokën e tyre sipas marrëveshjeve dypalëshe.

Agresioni i Rusisë ka bërë që anëtarët europianë të NATO-s të zotohen për të rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë që të arrijnë objektivin e aleancës prej 2% të PBB-së.

Anëtarët e NATO-s kanë nisur gjithashtu një “rivendosje” të strategjisë së tyre, duke premtuar se do të forcojnë dislokimet dhe aftësitë në tokë, në det, ajër, por edhe më tej.

Bota BE NATO Rusi Trupa ushtarake