Bota 7 Shkurt 2023, 20:55

Kërcënohet me jetë ministri i Jashtëm italian, rritet siguria për Antoni Tajanin

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënohet me jetë ministri i Jashtëm italian, rritet

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, është kërcënuar me vdekje.

Mediat italiane raportojnë se ai ka marrë një letër kërcënuese por duke mos dhënë detaje shtesë. Prej disa ditësh, Ministria e Jashtme ka forcuar kontrollet e mbrojtjes për të gjithë personelin si dhe me mbikëqyrje të shtuar të godinës.

Siç raportojnë mediat vendase, po kontrollohet gjithashtu çdo lloj materiali që hyn në ambientet e ministrisë.

Lajmin e kanë njoftuar burime parlamentare për mediat italiane, duke shtuar se të njëjtat procedura për forcimin e mbrojtjes janë miratuar në të gjitha përfaqësitë në mbarë botën.

Bota Italia Kërcënohet Tajani