Showbiz 1 Shkurt 2023, 10:40

Kërcënoi Efin me ‘Ass’-ët nën mëngë, Mikela: Për Oltën kam dy ‘Joker’-a

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi Efin me ‘Ass’-ët nën mëngë,

Kërcënoi Efin me ‘Ass’-ët nën mëngë, Mikela: Për Oltën kam dy ‘Joker’-a

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, duket se nuk e kalon dot lehtë deklaratën e  Olta Gixharit. Kjo e fundit, kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.

Në një video në Instagram, Mikela shprehet se ka në dorë dy “Joker-a” për Oltën.

“E kam parë. Si gjithmonë nuk surprizohem nga Olta që është super-mashtruese. Më vjen keq që nuk e kam përballë që t’i them, “nëse ti Olta paske “Ass” -a nën mëngë për Kiarën dhe Efin, më lejo të të them që për ty kam dy “Joker” -a në dorë”– thotë Mikela.

Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj të parë në rrjetet sociale, duke publikuar postimin, krahas të cilit shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV.” Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë.

Ish-banorja e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “Ass” -et që kanë njerëzit për të.

“Kush flet, pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “Ass” -at nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

Reality Show #Joker #Mikela Pupa Olta Gixhari