Aktualitet27 Gusht 2019, 10:53

Kërcënoi me jetë djalin e deputetit, 26-vjeçari nga Durrësi e ka ‘blerë’ drejtësinë sa herë ka dashur

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi me jetë djalin e deputetit, 26-vjeçari nga Durrësi e ka 'blerë' drejtësinë sa herë ka dashur

Lajden Kadilli është personi që ka kërcënuar me armë dy djemtë e deputetit socialist Spartak Braho, Kreshnikun dhe Arbrin. Mësohet se është pikërisht 26-vjeçari ai që është konfliktuar mbrëmjen e 18 gushtit në Durrës me dy djemtë e deputetit, për një vend parkimim edhe pse nga vetë Berisha I cili publikoi lajmin, kishim të bënim me një atentat ndaj njërit prej djemve të Brahos.

Kadilli nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, madje rezulton I përfshirë në disa ngjarje kriminale. ‘Miqësinë’ me armën, 26-vjeçari do t’a niste në moshën 11-vjeçare, kur për herë të parë ka qëlluar vëllain e tij aksidentalisht, por duke treguar se ka qenë një fëmijë i rritur me armë në duar . Kjo ngjarje nuk është e regjistruar zyrtarisht po burime konfirmuan se Kadilli ka qenë gjithmonë një person gjaknxehtë.

Kur ishte vetëm 20 vjeç, Kadilli aksidentoi një efektiv policie me makinë dhe këtu filuan zyrtarisht problemet e tij me ligjin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ngjarja ndodhi gjatë një postoblloku te ‘Ura e Dajlanit’ në Durrës, në vitin 2013. Efektivi i policisë rrugore i ka bërë shenjë Kadillit të ndalonte dhe ky i fundit jo vetëm që nuk është bindur pork a përplasur me makinë motorrin e efektivit duke e lënë të plagosur rëndë. Lajdeni u shpall në kërkim për këtë ngjarje.

Një vit më pas Kadilli përsërit të njëjtë ngjarje. Mëngjesin e 4 dhjetorit 2014 Lajden Kadilli, drejtuar mjetin tip Mercedes Benz në Bulevardin ‘Dyrrah’ merr përpara një policë të rrugores, Ndriçim Çopa, i cili ishte duke drejtuar motorin e shërbimit. Edhe këtë radhë Kadilli, në atë kohë 21 vjeç do t’i shpëtonte drejtëisë. Teksa lëvizte lirshëm, Lajdeni do t’u rikthehej sërish telasheve në qershor të 2016-s.

Lajdent Kadilli është konfliktuar për një vend parkimi edhe me një bashkëmoshatarin e tij të quajtur Aldi Çelçima. Dy të rintjë u konfliktuan mbrëmjen e 19 qershorit në vitin 2016 dhe të nesërmen u ritakuan për të ulur gjakrat.

Takimi u bë në hotelin “Lyden”, që është në pronësi të Arian Kadillit, babait të Lajdenit. Kadilli hotel ndodhet në Golem pranë kompleksit “Xixa”. Këtu situata acarohet dhe më shumë dhe del jashtë kontrollit pasi dy të rinjtë përleshen fizikisht me njëri-tjetrin. Në një moment Kadilli nxjerr pistoletën nga brezi dhe plagos me plumb në bark Aldi Çelçimëm.

Ky i fundit u mbijetoi plagëve, por Kadilli shëtiste sërish i lirë rrugëve të Durrësit. Tre vite pas kësaj ngjarjeje, Kadilli do të përfshihej sërish në kronikën e zezë. Këtë herë bëhet fjalë për përplasjen me dy djemtë e deputetit socialist Spartak Braho.

Ngjarja ndodhi në datën 18 gusht të këtij viti dhe Kreshnik Braho, në momentin kur është sulmuar me armë ka qënë në shoqërinë e dy fëmijëve të tij të mitur.

I gjithë debati ka ndodhur për parkimin poshtë pallatit ku banon Kreshnik Braho, pasi Lajden Kadilli, e kishte bllokuar me një motor. Situata ka agravuar duke sjellë irritimin e Lajden Kadillit i cili është larguar dhe ka marrë në shtëpi armën e zjarrit.

Kadilli më pas kthyer në vendgjarje duke kanosur me armë zjarri Kreshnik Brahon dhe e ka kërcënuar se do i vriste. Lajden Kadilli i është afruar makinës së Kreshnik Brahos dhe i ka thyer xhamin e makinës me qytën e automatikut. Më pas Kreshnik Braho është larguar me shpejtësi duke bërë denoncim në policinë e Durrësit.

Ngjarja nuk u bë publike nga policia deri në momentin që një natë më parë ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në “FB”, tregoi se djali i deputetit Braho i kishte shpëtuar një atentati me armë. Prej 9 ditësh Kadilli i fshihet policisë së Durrësit.

codramol
smile

Aktualitet Berisha Braho djali i deputetit kercenimi lajden kadilli