Kronike 5 Shkurt 2023, 16:30

Kërcënoi me kaçavidë dy vëllezërit dhe u mori makinën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi me kaçavidë dy vëllezërit dhe u mori

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia të Italisë ku vodhi një makinë, duke kërcënuar me kaçavidë dy vëllezër dhe më pas tentoi të arratisej.

I riu shqiptar ka sulmuar dy persona në parkingun e një qendre tregtare dhe u ka kërkuar që të zbrisnin nga makina. Pasi ka marrë makinën, shqiptari është arratisur nga qendra tregtare por nuk ka zgjatur shumë arratisja e tij pasi makina ishte e pajisur me një sistem përgjimi GPS.

Pasi policia gjurmoi vendndodhjen e makinës, arrestuan të riun i cili më pas u dërgua edhe në spital ku mori trajtimin mjekësore për dëmtimet që kishte marrë pas përplasjes fizike me dy vëllezërit.

Kronike arrestohet shqiptari në Itali