Showbiz31 Janar 2023, 11:17

Kërcënoi se ka informacione për të, familjarët e Efit reagojnë ndaj fjalëve të Olta Gixharit

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi se ka informacione për të, familjarët e Efit reagojnë ndaj fjalëve të Olta Gixharit

Kërcënimet e Olta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother Vip” se do të nxjerrë çfarë di për jetën jashtë të Kiarës dhe Efit, po marrin shumë reagime në rrjet. Pas reagimit të shoqes së ngushtë të Kiarës, kanë reaguar edhe të afërmit e Efit, që menaxhojnë llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në një postim në Instastory, personi që menaxhon faqen shkruan se kjo është një lojë e shëmtuar nga ana e Oltës.

“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”– thuhet në postim.

“Big Brother VIP” është rikthyer te ofendimet, gjuha seksiste, bullizuese, ofenduese dhe kërcënuese. Edhe pse u paralajmëruar se do humbisnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më shumë dhe jo për 100 mijë euro.

Një debat mes Oltës dhe Luizit ka kaluar çdo kufi ditën e djeshme. Ata kanë përfshirë jo vetëm jetën jashtë shtëpisë, por edhe njerëz të tjerë.

Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.

Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Na mbetet të presim për të dëgjuar se çfarë di Olta, nëse do vendosë që t’i thotë…


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Reality Show #kercenime ndaj Efit Familjarët Reagim