Bota27 Shtator 2022, 11:12

Kërcënon Medvedev: Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Medvedev: Rusia ka të drejtë të

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev është shprehur se Rusia do të bëjë gjithçka që fqinjët e saj të mos përdorin armë bërthamore, për shembull në Ukrainë

“Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore tek fqinjët tanë armiqësorë. Për shembull, në Ukrainën naziste, e cila sot kontrollohet drejtpërdrejt nga vendet e NATO-s”, shkruan ish-presidenti dhe kryeministri i Federatës Ruse në kanalin e tij Telegram.

Sipas tij, Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore, nëse është e nevojshme, sipas doktrinës bërthamore. Ai shtoi se ky paralajmërim nuk është bllof.

Doktrina ushtarake ruse nuk përjashton krejtësisht përdorimin e armëve bërthamore taktike në fushëbetejë. Rusia ka armë të tilla, si dhe Shtetet e Bashkuara. Një përdorim i mundshëm i armëve të tilla taktike bërthamore mbi Detin e Zi u diskutua në media pas pushtimit rus të Ukrainës, por deri më tani vëzhguesit ushtarakë perëndimorë nuk kanë asnjë tregues se ushtria ruse po shqyrton përdorimin e armëve bërthamore taktike ose nënstrategjike.

“Kërcënimet ruse kanë kryesisht funksion politik. Është mesazhi për SHBA-në që të mos ndërhyjë përtej një kufiri të caktuar në Ukrainë.”, thotë studiuesi i shkencave politike, Rudolf.

Ka pasur kërcënime të ngjashme të armëve bërthamore në lidhje me aneksimin e Krimesë tetë vjet më parë.

Armët kimike ndalohen me ligjet ndërkombëtare, me Konventën për armët kimike. Rusia shkatërroi zyrtarisht kokën e saj të fundit kimike pothuajse pesë vjet më parë. Shtetet e Bashkuara duan ta arrijnë këtë qëllim në vitin e ardhshëm. Ndryshe nga armët kimike, të cilat u përdorën gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore (së fundi në luftën civile në Siri), nuk ka pasur përdorim të mëtejshëm të armëve bërthamore. Për herë të fundit ato janë hedhur në Japoni, në Hiroshima dhe Nagasaki.

Bota Medvedev Rusia