Sport29 Qershor 2018, 16:58

“Kërcet” grushti i parë mes tifozëve në ‘Rusia 2018’: Përfshihen serbët që përleshen me brazilianët

Shkruar nga Pamfleti

Në Kampionatin e sivjetmë Botëror ka ndodhur zënka e parë ndërmjet tifozëve brenda një stadiumi, edhe atë në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Brazilit.

Selecao fitoi me rezultat 2-0 kundër serbëve, ndërsa në tribuna janë shkëmbyer grushtet ndërmjet tifozëve të të dyja skuadrave.

 

Përleshja ndërmjet tifozëve serbë dhe brazilianë 

Femrat e pranishme në stadium kishin ngecur në mes, teksa tifozët meshkuj po e goditnin njëri-tjetrin.

 

Është dashur ndërhyrja e sigurimit për t’i ndarë tifozët e përfshirë në përleshje.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Para fillimit të Kampionatit Botëror kishte pasur frikë se do të kishte përleshje të mëdha ndërmjet tifozëve, mirëpo deri më tani nuk ka pasur.

Dhe incidenti i parë në stadium ka ardhur pas dy javësh, ku janë të përfshirë pikërisht serbët.

 

 

Festa e brazilianëve pas triumfit 

Theksojmë se ky Kampionat Botëror është ndër më argëtuesit për lojën e futbollit që po zhvillohet dhe shpresojmë se nuk do të ketë incidente të këtij lloji në të ardhmen.

Për më shumë, Serbia nuk është më pjesë e turneut pasi u eliminua pas humbjes nga Brazili. 

Sport