Politike29 Mars 2022, 14:21

Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit të PS, reagon Alibeaj: Të mblidhet urgjent Këshilli i Mandateve!

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit të PS, reagon Alibeaj:

Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit të PS, reagon Alibeaj: Të mblidhet urgjent Këshilli i Mandateve!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Mandateve në Kuvend per kërkesën e SPAK që të autorizohet arrestimi i deputetit të PS, Alqi Bllako.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më i lartë i përfshirë.

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.

Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.

Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë.”, tha Alibeaj.

Politike Alqi Bllako Deputet Enkelejd Alibeaj Kerkese PS SPAK