
Zëvendës kancelari i Gjermanisë është shprehur kundër dërgimit të avionëve luftarakë nga vendi i tij në Ukrainë, duke thënë se një veprim i tillë “ndoshta” do të ishte një hap shumë larg për aleatët perëndimorë që peshojnë mbështetjen për kauzën e Kievit, kundër frikës së një lufte të drejtpërdrejtë.
Robert Habeck , zëvendës i kancelarit Olaf Scholz dhe ministri i Çështjeve Ekonomike të Gjermanisë, ishte një mbështetës i hershëm i qeverisë së tij, që të mbështeste Ukrainën me tanke luftarake Leopard 2, të prodhimit gjerman.
Megjithatë, ai tha se ka një ndryshim midis tankeve luftarake dhe avionëve luftarakë, duke i bërë jehonë kujdesit të Scholz për dhënien e premtimeve në lidhje me pajisje të tilla.
“Ka një ndryshim të madh mes tankeve dhe avionëve luftarak, prandaj dhe Kancelari Scholz =tregohet shumë i kujdesshëm në marrjen e vendimeve të tilla. Ky është një hap shumë i madh të cilin aleatët nuk janë të gatsgëm ta ndërmarrin“, tha ai.
Ndërkohë, ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev, tha se nuk kishte asnjë kërkesë zyrtare nga Kievi në Berlin për të siguruar avionë luftarakë nga Gjermania, pavarësisht disa zërave në Kiev që bënin thirrje për avionë luftarakë.
“Ne ende nuk i kemi bërë asnjë kërkesë Gjermanisë për avionë luftarakë”, tha Makeiev.