Aktualitet 6 Janar 2023, 21:25

Kërkesa për të futur ushtrinë në Kosovë/ KFOR i kthen përgjigje Vuçiçit, "zi" në presidencën serbe

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa për të futur ushtrinë në Kosovë/ KFOR i

Misioni i NATO-s në Kosovë i ka kthyer një përgjigje përfundimtare presidentit serb Aleksandar Vuçiç, lidhur me kërkesën e tij për të futur 1 mijë ushtarë në Kosovë.

Gjatë kohës që nisën tensionet në veri, Vuçiç detyroi qeverinë të merrte një vendim për të dërguar ushtrinë në zonat e banuara nga serbët. Por që kjo të ndodhë duhet autorizimi nga KFOR. Sipas mediave serbe, sot në orë 19:00, në pikën kufitare të Merdarës, KFOR ka dorëzuar një letër, ku dhe ndodhet përgjigja në fjalë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiç.

“Ministria e Mbrojtjes dokumentin e lartpërmendur e ka dorëzuar në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me qëllim që ta njoftojë Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se cila është përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb. Kabineti i Presidentit të Serbisë e konfirmoi marrjen e dokumentit dhe tha se presidenti do të njoftohet për përmbajtjen e tij kur të kthehet në zyrë, pasi nuk ndodhej aty.

Duke parë reagimin e mediave serbe dhe të qeverisë serbe, të cilët nuk e tregojnë përgjigjen që kanë marrë, duket qartë se KFOR e ka refuzuar. Nga mënyra e reagimit duket sikur ka rënë zia në presidencën serbe.

Kryesore KFOR ushtri Vucici