Kronike25 Dhjetor 2022, 11:48

Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Rinas 33-vjeçari turk

Shkruar nga Pamfleti
Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Rinas 33-vjeçari turk

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një shtetas turk, i cili kërkohej në Gjermani. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli dhe autoritetet pritet t’ia u dorëzojnë homologëve në Berlin. Ndërkohë në Portin e Durrësit, policia ka vënë në pranga një shtetas kosovar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve intensive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë ndaluar dhe arrestuar provizoritsht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, shtetasin turk B. T., 33 vjeç, banues në Turqi.

Nga verifikimet e kryera në hyrje të Republikës së Shqipërisë, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.

Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë.

Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

Policia Kufitare vijon kontrollet e alternuara në bazë të riskut dhe me përzgjedhje, si dhe në kufirin jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare”, njoftoi policia.

Kronike ekstradim rinas