Aktualitet10 Tetor 2022, 14:33

Kërkoi lirinë, shtyhet seanca gjyqësore për Saimir Tahirin

Shkruar nga Pamfleti

Seanca që ishte parashikuar të mbahej sot në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Sajmir Tahiri, është shtyrë.

Mësohet se shkak është bërë një fatkeqësi që i ka ndodhur avokatit mbrojtës, Maks Haxhia. Gjykata e Elbasani ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

Ish-ministri i Brendshëm po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre.

Aktualitet Saimir Tahiri