Aktualitet 7 Nëntor 2022, 11:23

Kërkoi masë më të butë sigurie, shtyhet sërish seanca në GJKKO për Lefter Kokën

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi masë më të butë sigurie, shtyhet sërish

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Lefter Koka është shtyrë sërish.

Gjykata e Posaçme njofton se gjyqi i radhës do jetë më datë 11 ora 11:30, ku do bëhet shqyrtimi i kërkesës për masë më të butë sigurie.

Seanca u shty pasi nuk u paraqitën ekspertët që kishin kërkuar për të paraqitur përball togave të zeza të GJKKO-së, provat për gjendjen jo të mirë shëndetësore që ata kanë konstatuar për ish ministrin.

Kjo është hera e dytë që seanca për masë më të butë shtyhet. Kujtojmë se një javë më parë avokati i tij mbrojtës paralajmëroi fakte të reja.

Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

Aktualitet GJKKO Lefter Koka