Politike25 Nëntor 2022, 10:46

Kërkoi ndryshim mase prej shëndetit, Gjykata e Posaçme i lejon Lefter Kokës të trajtohet në QSUT

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi ndryshim mase prej shëndetit, Gjykata e Posaçme i lejon

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës për Lefter Kokën, por i ka dhënë të drejtë Kokës që të kryej vizita mjeksore  në QSUT dhe në qendra të posaçme.

Kjo si pasojë e aktit të mjekësisë ligjore që e percakton gjendjen veçanërisht të rënduar.

Gjyqtari Erion Bani arsyeton se pavarësisht raportit të eksperteve që e paraqesin gjendjen e rëndë ai kurohet edhe në ambientet e paraburgimit si çdo qytetar tjetër.

Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

Ndërkohë, Alqi Bllako, ish vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg, është dërguar në Durrës. Burime bëjnë me dije se ndodhet në të njëjtën qeli me Kokën.

Politike Apeli Lefter Koka Refuzon kërkesën