Aktualitet24 Nëntor 2022, 10:28

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm refuzon ankimimin e Lefter Kokës

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ditën e sotme kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie lidhur me masën e arrestit me burg për inceneratorin e Fierit.

Koka kërkon masë më të butë sigurisë për arsye shëndetësore, pasi sipas  një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta,

Ndaj Kokës është në fuqi dhe një tjetër masë sigurie me burg për inceneratorin e Elbasanit.

Ish-ministri kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për inceneratorin e Fierit. Koka është pas hekurave pasi hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme se përfitoi 1.2 milionë euro për inceneratorin e Fierit.

Ndërkohë ndaj ish-ministrit është edhe një masë tjetër ‘arrest me burg’ për inceneratorin e Elbasanit, për të cilin SPAK përfundoi hetimet vetëm pak ditë më parë. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë.

Aktualitet Apeli i Posaçëm Lefter Koka