Humbja e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit thelloi përçarjen brenda në PD. Shumë nga anëtarët e Partisë Demokratike, kërkuan dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, si një nga faktorët kyç e humbjes së zgjedhjeve.
Fatbardh Kadilli i vetshpallur kandidat për të udhëhequr Partinë Demokratike, ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim.
I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.
“I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më kesh përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli.