Sport28 Janar 2023, 16:25

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përgatitet byzylyku special për Dani Alvesh

Shkruar nga Pamfleti
Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përgatitet

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përgatitet byzylyku special për Dani Alvesh

Dani Alvesh po lufton së bashku me avokatët e tij që të dalë nga burgu “Brians 2”, ku po mbahet me akuzën e sulmit seksual.

Avokati i tij i ri, Kristobal Martorell, po përgatit një apel për të justifikuar se nuk ka rrezik arratisjeje, teksa do të kërkojë që të ndryshohet masa e sigurisë dhe t’i vendoset byzylyku ​që kontrollon vend-ndodhjen e të akuzuarit.

Këta byzylykë kanë për qëllim të parandalojnë agresorët t’u afrohen viktimave të tyre më pak se distanca e përcaktuar. Në rastin e futbollistit do të bënte gjithashtu të mundur garantimin e qendrimit të brazilianit në Spanjë.

Pajisja lëshon sinjale GPS që kapen nga satelitët, që lejojnë të pasqyrohet pozicioni i saktë i individit në fjalë. Mund të përcaktohen madje disa pika ose vende për të parandaluar largimin.

Çfarë ndodh nëse hiqet byzylyku?

Heqja e byzylykut ose thyerja e tij mund të bëhet me thjeshtësi, por mund të ketë pasoja. Autoritetet do të merrnin menjëherë një njoftim dhe subjekti do të kryente një krim të dënueshëm me burg nga gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj.

Sport Dani Alvesh mbrojtësi brazilian