
Kërkonte arrestimin e "peshqve të mëdhenj", ja me kë feston Donald Lu para largimit nga Shqipëria (Foto)
Me rastin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një pritje në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Politikanë e ambasadorë kanë qenë të pranishëm në aktivitet.
Në një postin në rrjetet sociale, ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini, poston fotografi ku shfaqet krah ambasadorit Lu, Presidentit Meta, kryeparlamentarit Ruçi dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla.
“Në Pallatin e Brigadave në Tiranë së bashku me drejtues të institucioneve të shtetit shqiptar me rastin e pritjes nga Ambasada e ShBA-së me rastin e 242 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan ambasadori i Kosovës në komentin që shoqëron fotografitë.