Showbiz11 Janar 2023, 10:20

Kërkuan të shkonin në shtëpi, gjykata hedh poshtë kërkesën e vëllezërve Tate

Shkruar nga Pamfleti
Kërkuan të shkonin në shtëpi, gjykata hedh poshtë

Kërkuan të shkonin në shtëpi, gjykata hedh poshtë kërkesën e vëllezërve Tate

Influencuesi kontrovers Andrew Tate ka humbur përpjekjen për t’i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani. Ai bashkë me të vëllanë Tristan, u arrestuan muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Vëllezërit Tate janë nën hetim penal që nga prilli, teksa janë identifikuar gjashtë gra që dyshohet se janë shfrytëzuar seksualisht nga grupi i organizuar kriminal. Vëllezërit me dy gra rumune formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Andrew dhe Tristan Tate do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune rrëzoi ankesën e tyre të martën.

Lifestyle #bie kerkesa #Gjykata rumune #vellezerit Tate