Nëse pagjumësia vazhdon më tepër se rreth një muaj atëherë ka lodhje,rënie në vëmendje dhe përqëndrim,joefikasitet në punë,humor të paqëndrueshëm etj.Pagjumësia mund të vijë si pasojë e shumë arsyeve dhe mund të sjellë shumë pasoja sin ë shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor.Mirëpo shpeshherë ndodh që të mësohemi me pagjumësinë dh eta neglizhojmë këtë fakt.Çfarë është pagjumësia?
Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme. Studimet e fundit kanë treguar se nuk është i pakët numri i personave që vuajnë nga pagjumësia, ata përbëjnë 39% të popullsisë. Stresi, depresioni dhe shqetësimet janë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.
Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:
1. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
2. Shkruajini shqetësimet tuaja në vend që të filloni t’i risillni ato në mend ndërsa përpiqeni që të flini gjumë.
3. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
4. Konsumimi i alkoolit mund të shqetësojë gjumin tuaj të natës, kështu që një çaj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.
5. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
6. Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.
7. Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.
8. Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.
9. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
10. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.
11. Zgjohuni në mëngjes në të njëjtën orë çdo ditë. Vini orën në zile dhe çohuni menjëherë nga shtrati, edhe nëse natën e shkuar keni qëndruar zgjuar deri vonë. Në këtë mënyrë, në fund të ditës ju do të ndiheni më të lodhur dhe do të flini në kohën e duhur. Nëse e bëni këtë gjë për disa ditë të mjaftueshme, do të sistemoni me sukses kohën për gjumë.
12. Për udhëtime të gjata me avion apo ose autobus, do të ishte mirë që të merrni një pilulë për gjumin nëse keni probleme me gjumin. Kjo duhet të jetë një pilulë shumë shpejt e efektshme me një efekt të limituar nga 5-6 orë. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj personal para se të merri medikamentin.
Shumë njerëz kanë gjetur si zgjidhje mjekime barishtore për të fjetur, në vend që të përdorin ilaçe. Ata përdorin agnushe, sanës ose vajra aromatikë, si një mënyrë për t’u qetësuar para se të shkojnë në shtrat. Këto janë më të vështira për t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si një eksperiment personal. Njerëzit mund të gjejnë zgjidhjen e pagjumësisë së tyre duke përdorur mjekimet e lartpërmendura, por duhet të konsultohen me mjekun për shkak të ndonjë efekti anësor.
Sa ndikon pagjumësia në tru?
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Studimet janë kryer te kafshët duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë. Pastaj, janë krahasuar kafshët e lodhura prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur, kishin një nivel me të rritur të hormoneve të stresit, që quhet ndryshe corticosterone, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru dhe pikërisht në zonën e quajtur hipocampus.