Politike18 Maj 2022, 18:21

Këshilli i Integrimit, reagon Tabaku: Prokuroria asnjë lëvizje për krimet zgjedhore, Shqipëria vazhdon të jetë në listën gri të "MoneyVal"

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli i Integrimit, reagon Tabaku: Prokuroria asnjë lëvizje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar mbi mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrimin.

Në fokus të mbledhjes ishte puna e drejtësisë dhe Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se shqetësim mbetet moszbardhja e krimeve zgjedhore.

Lufta kundër korrupsionit është një nga kushtet e rëndësishme të vendosura nga Bashkimi Europian dhe që në të vërtetë i shërbejnë dhe Shqipërisë dhe shoqërisë. Megjithë problemet akute që ka vendi ynë sërishmi krimi zgjedhor dhe personat e përfshirë në të në nivele të larta mbeten të padënuar.12 çështje zgjedhore janë referuar nga Prokuroritë tek SPAK në lidhje me krimet zgjedhore dhe ne duhet të kemi info në lidhje me to”, tha Tabaku.

Ajo u ndal edhe te pastrimi i parave. Sipas saj, parat e pista dominohen nga ato të korrupsionit. “Shqipëria vazhdon të jetë në listën gri të MoneyVal dhe është një vend i rrezikshëm ku pastrohen paratë. Korrupsioni është kthyer në sistem dhe ka krimbur institucionet shtetërore aq sa tani jemi vendi më i korruptuar në Europë. 18% e pastrimit të parave ndodh nga paratë e korruspionit në vendin tonë.16% e pastrimit të parave ndodh nga paratë e drogës dhe që më tej kalojnë në ndërtime e jo vetëm”, tha ajo.

Sipas Tabakut, strategjia e qeverisë shqiptare me planin e integritetit nuk funksionin. Po ashtu ajo ka deklaruar se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është në konflikt interesi.

7 nga 9 ligjet me porosi të votuara në kuvendin e Shqipërisë janë shkruar dhe votuar nga mazhoranca socialiste në pushtet. Shqipëria sot rrezikohet nga humbja e luftës kundër korrupsionit, nga shkatërrimi i vlerave morale që mbajnë një demokraci dhe një shtet ligjor. Duhet të kërkojmë llogari përpara institucioneve përkatëse”, tha ajo.

Politike Korrupsioni tabaku zgjehdje