
Në ambientet e Kuvendit këtë të premte u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Në fjalën e mbajtur, kryetarja e Këshillit, Jorida Tabaku, e vuri theksin te financimi i partive politike.
Ajo këshilloi Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe aktorëve politik që të trajtohet me prioritet financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore.
“Problemi që ky Këshill Kombëtar do të trajtojë me prioritet është reforma zgjedhore e unë dua të ndalem te financimi i partive politike.
I kërkoj Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe aktorëve politikë në vend që të angazhohemi për të zgjidhur problemin e Financimit të partive politike që është një kërkesë e kahershme BE dhe partnerëve tanë strategjikë.
Prej muajsh po trajtohet në kuvend dhe çështja e paketës ligjore për Reformën në Drejtësi. Por, ende nuk kemi një rezultat, dhe z. Balla, znj Bushka nuk e kuptoj përse po vonohet.
Ne të gjithë jemi koshient që zbatimi i Reformës në Drejtësi është kusht i panegociushëm, kemi bërë një votim të përbashkët dhe duhet ta mbajmë këtë prioritet të përmbushur”, tha Tabaku.