Këshilli për Legjislacionin miratoi sot raportin për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë zgjatjen e afateve për institucionet e vettingut.
Raporti i miratuar në mbledhjen e sotme pritet të kalojë për votim në seancë plenare.
Raporti u miratua në Këshillin e Legjislacionit vetëm nga deputetët e maxhorancës, pasi PD e LSI vendosën të bojkotonin mbledhjen.