alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Këshillimi Kombëtar/ Rama thirrje socialistëve: Angazhohuni seriozisht, brenda 22 shkurtit të shpërndahen pyetësorët

24/01/2022, 11:01
ne Politike
A A
Këshillimi Kombëtar/ Rama thirrje socialistëve: Angazhohuni seriozisht, brenda 22 shkurtit të shpërndahen pyetësorët

Këshillimi Kombëtar/ Rama thirrje socialistëve: Angazhohuni seriozisht, brenda 22 shkurtit të shpërndahen pyetësorët

Kryeministri Edi Rama ju ka kërkuar të gjithë socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar.


-Lexo edhe:

“Presidenti i ri”/ Deputetja e PD: Rama po bën hile, ne kemi propozuar 4 emra që t’i zgjedhë maxhoranca

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama theksoi se deri më 22 shkurt do të jenë shpërndarë derë më derë pyetësorët e këshillimit, ndërsa shtoi se përfundimet e këtij procesi do të dalin mes javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit.

Mes të tjerash, Rama zbuloi se është shtyrë edhe data e mbledhjes së Kongresit të PS, nga 29 janari në javën e parë të muajit prill.

“Do të nisë këto ditë në çdo bashki vendosja e pikave publike të këshillimit kombëtar. Shpërndarja e pyetësorëve parashikohet deri më 22 shkurt. Do të ruhet anonimati total. Garantoj se do të ruhet 100% anonimati dhe ky është prioriteti numër një. Neve na mjaftojnë kartonët në Kuvend, por ky proces ka një domethënie, sepse kërkon të dëshmojë vetëdijen që për vendimet nuk mjafton vetëm bindja apo mandati jonë, por duhet edhe opinioni i publikut të gjerë. Këtu vjen edhe medalja tjetër, zgjerimi i harkut të dëgjimit tonë matanë llogores sonë partiake, duke marrë edhe opinionin e atyre që nuk janë votuesit tanë. Ky proces mund të ketë pikëpyetje dhe të meta, ashtu sikundër pa dyshim do të ketë dhe kundërshti e do të marrë racionin e vet të baltës, por unë besoj fort se asnjë pikëpyetje, as në të metat e natyrshme as në kundërshtitë, nuk e ul vlerën e këtij investimi strategjik në funksion të lidhjes së punës sonë me njerëzit.

Por është edhe një përpjekje për të kapërcyer një epokë të zymtë sherresh partiake, duke shkuar direkt te njerëzit, jo vetëm në kohë zgjedhjesh, por për të diskutuar pa dallime politike vendime me rëndësi strategjike për vendin. Me këtë ne japim një mesazh për t’u ngritur mbi batakun e luftërave mbipartiake të pafundme e të padurueshme, që e kanë bërë politikën gogolin e njerëzve. Ne i japim vetes një mundësi të re për t’u afruar më shumë me njerëzit, pa i ndarë ata nëpër llogore, nëpër kampe, pa i dalluar në të majtë e të djathtë, por duke bashkuar zemrat, mendjet e forcat tona me të tyret si shqiptarë. I japim dhe një shans të ri vetë politikës, e cila ka lindur si mundësia e vetme që kanë njerëzit për të diskutuar e zgjidhur probleme, që vetëm si zgjidhin dot kurrë.

Për këto unë kërkoj nga ju që të angazhoheni seriozisht në cdo komunitet, për të inkurajuar sa më shumë përfshirjen e njerëzve, dhe duke dalë nga rrathët e partisë sonë për të krijuar rrathë debati me palët e interesuara, sipas çështjes. Shpërndarja e plotë e pyetësorit derë më derë parashihet deri më 22 shkurt, gjë që e bën realist objektivin e nxjerrjes së përfundimeve të tij mes javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit, dhe kjo mund të përkojë me mbledhjen e Kongresit të PS.

Me nxitjen e ministres së Shëndetësisë, duke parë dhe shifrat e virusit, vendosëm të shtyjmë datën e mbledhjes së Kongresit më 29 janar. Nuk do të hedhim asnjë hap të nxituar në procesin e këshillimit, i cili do të marrë gjithë kohën e vet. Është hera e parë që e bëjmë dhe ne do të mësojmë sa më shumë, në mënyrë që vitin e ardhshëm ta përgatisim më mirë. Është një ndërmarrje jo e lehtë, por po t’i japim vëmendjen dhe përkushtimin e duhur, besoj që do të marrim një rezultat të kënaqshëm për ne”, u shpreh kryeministri Rama.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

“Presidenti i ri”/ Deputetja e PD: Rama po bën hile, ne kemi propozuar 4 emra që t’i zgjedhë maxhoranca

16/05/2022, 20:00
Politike

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

16/05/2022, 19:35
Politike

“Nuk duhet të ketë kundërshti, konflikt jo e jo”, Rama mesazh krerëve të bashkive dhe drejtuesve të degëve

16/05/2022, 19:32
Politike

Punësimet politike në administratë, Rama fajëson Metën: Ndodhën për shkak të LSI-së

16/05/2022, 19:24
Politike

“Më thërrasin Muharrem Berisha”, pas ish-gardistit në Lezhë, tjetër demokrat i tregon dashurinë Berishës

16/05/2022, 19:20
Politike

Pse po nxiton Berisha të marrë drejtimin e PD? Dhurata Çupi: I kërkuam t’i shtyjë zgjedhjet e 22 majit, por s’pranoi!

16/05/2022, 19:15
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Kandidati i opozitës serbe: Ja kush është gjenerali rival i Vuçiç

Kandidati i opozitës serbe: Ja kush është gjenerali rival i Vuçiç

“Kush je ti e kush jam unë”! Rama paralajmëron deputetët: Përmbahuni në komisione, mos degradoni përballë të lajthiturve!

“Kush je ti e kush jam unë”! Rama paralajmëron deputetët: Përmbahuni në komisione, mos degradoni përballë të lajthiturve!

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Mbeti i plagosur me armë, flet ish-kandidati i PS: Ishte atentat i mirëfilltë, plumbi më kapi në këmbë

16/05/2022, 20:07

“Presidenti i ri”/ Deputetja e PD: Rama po bën hile, ne kemi propozuar 4 emra që t’i zgjedhë maxhoranca

16/05/2022, 20:00

BE-së i soset durimi me Vuçiçin, ultimatum të vendosë sanksione ndaj Rusisë

16/05/2022, 20:00
Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

16/05/2022, 19:54

Mazhoranca në RMV del kundër zgjedhjeve të parakohshme, opozita paralajmëron hapa të reja

16/05/2022, 19:46

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

16/05/2022, 19:35
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika
  • Qeveria nuk i ka sqaruar realisht amerikanët si qëndron puna, ndaj dhe ka një tërheqje dhe pasiguri deri në shtyrjen e projektit…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #edirama #amerika #mashtrime #skavica #projekte #qeveria

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In