Kosova10 Nëntor 2022, 21:12

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Derek Chollet, këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka treguar se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Poqë, Chollet është shprehur i pakënaqur që Qeveria Kurti nuk e shtyu afatin për targat sipas kërkesës perëndimore.

“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, ka shkruar këshilltari amerikan në Tëitter

SHBA-ja ia ka kërkuar Kurtit që vendimin për targat ta shtyjë për 10 muaj.

Kurti ka vepruar ndryshe – ka vendosur që vendimi për targat të zbatohet gradualisht, duke filluar me fazën e qortimit për serbët e Kosovës që nuk i konvertojnë targat në RKS.

Më pas, më 21 nëntor vazhdon faza e gjobites, pastaj e targave të përkohshme dhe krejt në fund nga 21 prilli 2022 vazhdohet me konfiskikmin e veturave të cilat kanë targa ilegale.

Prishtine

Kosova

·

10 Nëntor 2022, 19:3519:35Kosova