Këta që janë në krye NUK DUAN ta bëjnë këtë vend. Prandaj çdo forcë e së keqes është plotësisht e fuqishme
Nuk është çështje pasigurie. As humbje kontrolli. As faji i individit e as e një grupi individësh, pjesë e shoqërisë. Ka një dhe të vetme arsye pse Shqipëria nuk po bëhet dot e madje ka marrë tatëpjetën për të përfunduar, mos qoftë e thënë, në një humnerë prej së cilës nuk do të dalë dot më kurrë.
Kjo qeveri e ky pushtet NUK DO ta bëjë Shqipërinë. Kjo është e qartë si drita e diellit.
Le ta nisim nga rasti i fundit, vdekja e 7 vjeçares në Potam, e vrarë në breg të detit nga një skaf i drejtuar nga Arjan Tase.
Po të kishte dashur kjo qeveri, kjo nuk do të ndodhte. A e dini pse? Sepse ligji ekziston. Ligji që ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën dhe ministrat e tij të Turizmit dhe të Brendshëm mban numrin 43 dhe ka kaluar në Parlament në vitin 2020. Ky është ligji që rregullon lundrimin detar për qëllime turistike.
Por që një ligj të jetë i zbatueshëm duhet që, brenda 6 muajve nga miratimi i tij të hartohen disa akte nënligjore. Nëse kjo do të kishte ndodhur tani do të ishte bërë regjistrimi i mjeteve ujore, pronësia e tyre, përdorimi, rregullat e përdorimit e çdo gjë që i bën ato të sigurta.
Për ta thënë më shqip. Ai garipi që ngiste skafin si i çmendur, nuk do e shkonte dot deri në breg. Hesap tjetër sa zbatohen ligjet në Shqipëri. Në këtë rast ligji nuk është fare.
E pra ministrat e Ramës, njëri burri i ish-gruas e tjetra by*lëpirëse klasi, nuk e bënë as për 6 muaj, as për 12 e as hiç. Ka vetëm një Udhëzim që përcakton dhënien e lejeve të drejtimit se helbete shokët duan skafe, gomone, varka e këto duhet tua japin, por rregulle përdorimi s’ka.
Nuk ka sesi sepse kanë qenë të zënë me punë shumë, edhe Djalli me emrin Edi Rama, edhe ku*kat e qeverisë së tij. Kanë qenë të zënë me konçensionet e inceneratorëve, me ato të shëndetësisë e energjisë, me investitorët strategjikë, me vjedhjen e tokave të ushtrisë në bregdet, me vjedhjen e votave, uzurpimin e drejtësisë dhe dhënien pushtet horrave.
Do ishte çudi që me një axhendë të tillë larot e Ramës të kujtoheshin për ligje.
Prandaj sot në paraburgim, për rastin e Potamit, janë njerëz që s’kanë lidhje fare me atë që ka ndodhur dhe që s’kanë shkelur asnjë ligj. Ata do të rrinë edhe ca ditë aty, do të dalin e do të luftojnë pa zhurmë për të ngrënë bukë diku tjetër.
Sepse në një vend në tatëpjetë kështu ndodh. Krimineli bën çfarë i do qejfi, njeriu i zakonshëm, në rastin më të mirë, merr frymë dhe mbijeton, ndërsa qeveria shtyn sa mundet vendin e vet drejt humnerës. Pasi e ka vjedhur, shkatërruar e thithur palcën e kurrizit, ha mbi kufomën e tij.
Ja pse polici kriminel vrau një fëmijë e në vend që të ulej në gjunj e të kërkonte falje, i mori turr babait të viktimës së vet. Po të mos kishte qenë plazhi plot do ta kishte vrarë edhe atë. Sepse është e sigurtë që nuk do ti hynte gjemb në këmbë.
Këta që janë në krye NUK DUAN ta bëjnë këtë vend. Prandaj çdo forcë e së keqes është plotësisht e fuqishme./Pamfleti