Aktualitet 4 Qershor 2018, 20:22

Këtë verë do të jetë e ndaluar për të gjithë ta bëni këtë gjë në plazh, gjoba deri në 300 euro Ja për cfarë e ke

Shkruar nga Pamfleti
Këtë verë do të jetë e ndaluar për të

Këtë verë do të ketë gjoba të larta deri në 300 euro për këdo që hedh bishtat e cigareve në rërë. Kohë të vështira për ata që duan të pushojnë në plazh duke pirë një cigare, shkruan ShkodraNews. Cigaret janë ndaluar në plazhe dhe kjo kërkesë ka ardhur nga Codacons sepse plazhi është një vend publik i hapur për të gjithë dhe prandaj duhet të respektojë jo-duhanpirësit. Në plazh mund të gjejmë gra shtatzëna, fëmijë dhe të moshuar.

Sipas Codacons, ndotja e prodhuar nga pirja e cigareve në plazh tejkalon atë të prodhuar nga strukturat në zonat urbane, shkruan ShkodraNews.

Kjo është një ide e mrekullueshme për të gjithë jo-duhanpirësit pasi shumica prej nesh shkojnë në plazh për t’u çlodhur, thither ajër të pastër dhe të përfitojnë nga zona e pasur me jod nga deti dhe, falë këtij ndalimi, edhe duhanpirësit më të zjarrtë do të duhet të heqin dorë nga ky ves i tmerrshëm për disa orë.

Për momentin në plazhet tona italiane, banorët janë të ftuar të mos pinë duhan dhe të mos hedhin bishtat në tokë vetëm në plazhet Bibione, në Venecia, e cila që nga viti 2014 është e ka ndaluar zyrtarisht pirjen e duhanit në breg.

Ndalimi shtrihet në të gjithë territorin italian, sepse plazhi, pavarësisht se është një zonë shumë e madhe, është plot njerëz dhe njerëzit janë të përqendruar në disa metra katrorë dhe masa përpiqet të mbrojë shëndetin e qytetarëve. Kjo është një iniciativë interesante dhe duhet të reflektojnë të gjithë duhanpirësit. 

Aktualitet