Showbiz 5 Mars 2019, 20:46

Këtë vit do të ketë 2 çmime Nobel në letërsi! Akademia e SHkencave të Shqipërisë ka propozuar Ismail Kadarenë

Shkruar nga Pamfleti

Këtë vit do të ketë 2 çmime Nobel në letërsi! Akademia e SHkencave të Shqipërisë ka propozuar Ismail Kadarenë

Pa diskutim që ndarja e çmimeve “Nobel” është një eveniment dhe vlerësim shumë i rëndësishëm.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Këtë vit do të jepen dy çmime “Nobel” në letërsi, për të kompensuar çmimin e vitit 2018. Nobeli vitin e kaluar nuk u dha, për herë parë që nga viti 1949, për shkak se Akademia Suedeze, institucioni më i rëndësishëm që zgjedh fituesin u përfshi në një skandal të pahijshëm seksual. Këtë të martë, pas një takimi që është zhvilluar, Fondacioni Nobel, i cili realizon vullnetin e Alfred Nobelit, ka njoftuar se Akademia Suedeze synon që të rivendos besimin. Ndërsa, kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019 do të shpallen gjatë vjeshtës, duke kompensuar kështu edhe çmimin e vitit të kaluar.

Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017 ishte shkrimtarin anglez Kazuo Ishiguro. Ndërsa, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, Akademisë Mbretërore të Suedisë, që ta nominojë për çmimin “Nobel” në letërsi.

Akademia e Shkencave ka rikonfirmuar këtë propozim, duke shtuar argumentin arsyetues se: “Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari”.

Kuriozitete çmimi Nobel Kadare letërsi