Showbiz12 Prill 2018, 07:04

Këto janë besytnitë që frikësojnë shqiptarët! Çfarë thotë legjenda për to

Shkruar nga Pamfleti

Këto janë besytnitë që frikësojnë shqiptarët! Çfarë thotë legjenda për to

Si çdo popull tjetër edhe në shqiptarët kemi bestytnitë tonë në të cilat besojmë.

Ja disa nga bestytnitë në të cilat ne besojmë verbërisht.

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta “e zezë”

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Patkoi i kalit

Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Hurma në kuletë

Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?

Pasqyra e thyer

Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite.

codramol
smile

Kuriozitete