Showbiz16 Gusht 2019, 04:03

Këto mite rreth bukurisë duhet të ndaloni së besuari

Shkruar nga Pamfleti
Këto mite rreth bukurisë  duhet të ndaloni së besuari

Këto mite rreth bukurisë duhet të ndaloni së besuari

Rreth bukurisë janë thënë, thuhen dhe do të vazhdojnë të thuhen shumë gjëra. Por përpara se t’i besoni të gjitha mitet që qarkullojnë duhet të informohuni fillimisht se çfarë është e vertetë dhe çfarë është e gabuar.

Gjithsesi, pjesa më e madhe e bindjeve që qarkullojnë në lidhje me bukurinë janë kryesisht të pabazuara ose të paktën, të ekzagjeruar, kështu që kujdes nga mitet e mëposhtme.

1. Nëse përdor briskun, qimet rriten më të forta dhe më të zeza.

Kjo metodë depilimi nuk ka ndikim tek rrënja e qimes, prandaj pohimi hidhet poshtë.

2. Njollat në thonj varen nga kalciumi

Jemi mësuar të dëgjojmë se njollat e bardha në thonj tregojnë mungesë kalciumi, por përpara se të konsumoni djathë duhet të dini se shkaku kryesor janë mikrotraumat ose përdorimi i madh i smaltit.

3. Produktet natyrale janë më të mirat

Në parim po, por kjo nuk do të thotë se çdo përbërës natyral do t’i bëjë mirë lëkurës tonë. Është e nevojshme të gjeni ata të duhurit për ekzistencën tuaj.

4. Shampot duhet të hollohen me ujë

Thuhet se përdorimi i shumtë i shampos i shkatërron flokët, por edhe veprimi i kundërt i bën flokët të mos marrin “frymë”. Një herë në dy-tri ditë do të ishte perfekte. Pra dëmi që sjellin ka të bëjë me shpeshtinë e përdorimit të tyre sesa me hollimin me ujë.

5. Skrabi duhet të bëhet çdo ditë

Të bëni skrab çdo ditë do të thotë të irritoni lëkurën dhe ta privoni atë nga vajrat e vet natyralë. Ndaj, skrabin, mos e përdorni më shumë se një herë në javë.

6. Përdorimet kozmetike pengojnë frymëmarrjen e lëkurës

Një krem i trashë, ose mbingarkimi me pudër mund të pengojë disi funksionet eliminuese dhe përthithëse të lëkurës, por ato nuk pengojnë ushqyerjen me oksigjen. Nga ana tjetër, këto kremra me elementë hidrantë dhe filtra mbrojtës nga dielli kanë një rol pozitiv mbrojtës, përveç efektit parësor të mbulimit të shenjave, sëmundjeve të lëkurës ose pamjes së pëlqyeshme kozmetike që japin.

7. Saunat dhe banjat e avullit bëjnë mirë për lëkurën dhe dobësojnë

Saunat të ndihmojnë për të rënë në peshë. Kjo ka qenë ideja më e përhapur në lidhje me këto trajtime, por tashmë dihet që kjo rënie i dedikohet sasisë së humbur të ujit në organizëm me anë të djersës, sasi kjo që rimerret menjëherë me anë të pirjes së ujit. Nuk duhet të nënvlerësohet ndikimi shumë pozitiv që kanë saunat në anën psikologjike, por sa i përket pastrimit të lëkurës ato ofrojnë pak.

8. Prerja e shpeshtë e majave të flokëve i bën ato të zgjaten më shumë.

Prerja e shpeshtë e flokëve ndihmon në flokë më të shëndetshëm, por s’ka asnjë lidhje me rritjen e tyre. Majat e djegura do të zhduken gjithashtu, por proçesi i rritjes nuk do të përshpejtohet.

Lifestyle Këto mite rreth bukurisë duhet të ndaloni së besuari