Showbiz20 Janar 2023, 10:40

Kiara dhe Efi kundër Olta Gixharit: Më puthi në buzë..., E paaftë të argumentojë

Shkruar nga Pamfleti
Kiara dhe Efi kundër Olta Gixharit: Më puthi në buzë..., E

Kiara dhe Efi kundër Olta Gixharit: Më puthi në buzë..., E paaftë të argumentojë

U duk se në fillim Olta Gixhari dhe Kiara Tito u bënë shoqe me njëra-tjetrën. Mirëpo tani jo vetëm se nuk ekziston një marrëdhënie e tillë midis tyre në “Big Brother Vip”, por moderatorja është shprehur me rezerva të mëdha për aktoren.

Në një bisedë me gocat e shtëpisë dhe Armaldon ajo është shprehur se Olta nuk e ka konsideruar që në fillim atë. Në këtë bisedë edhe Efi ka pasur diçka për të thënë kundër Gixharit duke e konsideruar të paaftë të argumentojë.

Por nuk mbaron me kaq! Sërish duke biseduar me Efin, Kiara ka komentuar edhe puthjen që dikur Olta i dha në buzë.

“Kur ma bëri atë puthjen, nuk mu duk normale. Thashë hajde ska gjë mos e bëj të madhe.”

Kujtojmë që edhe më herët Kiara Tito është shprehur e zhgënjyer me aktoren, duke i thënë se “kur të tjerët duan të japin mendimin e tyre, ajo nuk i dëgjon fare.”

Pjesë nga debati:

Kiara: Ty të intereson ta thuash një bisedë për veten tënde deri në fund, por se çfarë thonë të tjerët nuk të intereson.

Olta: Bravo, shumë mirë bëre që more zemër dhe i the gjërat që paske pasur në mendje.

Kiara: Kam bezdi kur tregon mungesë respekti, e kam vënë re dy-tre herë këtë gjë. Ta thashë tani që mos ta bësh më, ose mos më fol fare.

Olta: Gjërat që kam me ty dua ti diskutoj vetëm me ty, nuk dua të flas në sy të tjerëve.

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Lifestyle #Kiara dhe Efi #kunder Olta Gixharit