Showbiz23 Janar 2023, 16:10

Kiara diskuton me Bjordin: S’kam pse të jap shpjegim për ndjenjat e mia

Shkruar nga Pamfleti
Kiara diskuton me Bjordin: S’kam pse të jap shpjegim për

Situata në “Big Brother Vip 2”, vazhdon të jetë e tensionuar. Pas daljes nga dhoma e izolimit të Luizit dhe Efit shumë nga banorët janë revoltuar. Bjordi ka shpërthyer në lot pas daljes së Luizi.

Kiara dhe Luizi  analizuan gjendjen e Bjordit, pasi votoi pro për të hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh, për të nxjerrë Efin dhe Luizin nga dhoma ku ata do të qëndronin vetëm për tre ditë.

Kiara u shpreh e zhgënjyer nga lëkundja, siç e cilësoi ajo, e Bjordit.

Ajo dhe Luizi i qëndrojnë të njëjtit mendim, që Bjordi është krahu i djathtë i Oltës, ndaj u prek emocionalisht nga zgjedhja e tij, pasi në një farë forme i ktheu shpinën Oltës.

Bjordi e pyeti Kiarën nëse ajo ishte e sinqertë në atë që tha në spektakël, se nëse do e merrte malli për Luizin, do humbiste 2 mijë euro të tjera. Kiara i tha se nuk ka pse i jep shpjegime atij, për ndjenjat e saj.

 

Showbiz bjord Kiara