Showbiz22 Janar 2023, 17:09

Kiara xheloze për Luizin? Olta: U mërzite se zgjodhi Efin!

Shkruar nga Pamfleti
Kiara xheloze për Luizin? Olta: U mërzite se zgjodhi Efin!

Olta ka dyshime se Kiara është bërë xheloze kur Luizi zgjodhi Efin dhe jo atë për “The Voice of Big Brother”. Teksa bisedonin sot të dyja, Olta i tha Kiarës mendimin e saj, por kjo e fundit e mohoi në mënyrë kategorike.

Biseda mes tyre:

Kiara: Po ça janë këto muhabete, seriozisht e ke? Se fitoi Efi? Ça po thua o Olta

Olta: Prandaj u bëre keq ti, prisje që Luizi të zgjidhte ty

Kiara: Për Zotin jo

Olta: O Kiara është normale.

Kiara: Për Zotin jo nuk e kam fare aty

Olta: Edhe unë po të isha do t’i thoja të dashurit tim, shokut tim, pse s’më zgjodhe mua?

Kiara: Ça janë këto se ne jemi në lojë tani!

Olta: Pse u mërzite pra?

Kiara: Isha e ngarkuar o Olta

Olta: Pse papritmas sa zgjodhi ai Efin, ti u ngarkove dhe u zive me Luizin

Kiara: Nejse kështu do ta shohësh ti…

Ndërkohë ditën e sotme Kiara Tito ka rrëfyer historinë e dashurisë me Butrint Imerin. Në një bisedë me Armand Kllogjerin, u shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë në media. Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnin debate kot.

Ka pasur momente që kam dashur që të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Më mundon kjo gjë. Të dhëmb kur zihesh për një lajm e portal”, tha Kiara.

Showbiz BBV