Bota29 Janar 2023, 09:37

Kievi sanksionon 182 kompani ruse dhe bjelloruse, Zelensky: Pasuritë e tyre do të përdoren për mbrojtjen tonë

Shkruar nga Pamfleti

Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy po përpiqet të bllokojë lidhjet e Moskës dhe Minskut me vendin e tij. Për këtë arsye, Ukraina njoftoi sot se ka vendosur sanksione kundër 182 kompanive ruse dhe bjelloruse, si dhe tre individëve.

Zelensky tha se pasuritë e bllokuara, do të përdoren për mbrojtjen e ukrainasve.

Pasuritë e tyre në Ukrainë janë të bllokuara, pronat e tyre do të përdoren për mbrojtjen tonë”, tha Zelenskiy.

Sipas listës së publikuar nga këshilli kombëtar i sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës, kompanitë e sanksionuara kryesisht angazhohen në transportin e mallrave, dhënien me qira të automjeteve dhe prodhimin e kimikateve.

Lista përfshin prodhuesin dhe eksportuesin rus të plehrave potasike Uralkali, prodhuesin shtetëror të potasit Belaruskali, Bjellorusia Railways, si dhe VTB-Leasing dhe Gazprombank Leasing të Rusisë.

Ukraina ka sanksionuar qindra individë dhe firma ruse dhe bjelloruse që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Bota #Kompanive ruse sanksione Zelensky