Bota26 Shkurt 2022, 15:15

Kievi vendos shtetrrethimin: Kush lëviz jashtë pas orës 17:00 do konsiderohet armik!

Shkruar nga Pamfleti
Kievi vendos shtetrrethimin: Kush lëviz jashtë pas orës 17:00 do

Kievi vendos shtetrrethimin: Kush lëviz jashtë pas orës 17:00 do konsiderohet armik!

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethim të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit, raporton CNN.

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

Duke shkruar në Twitter, zoti Klitschko paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”

Bota Kievi sulmet ruse ne ukraine