Sport11 Tetor 2022, 17:08

Kilian Mbape kërkon largimin nga PSG-ja në merkaton e janarit, “Marca” plas “bombën”: Nuk e lejojnë të shkojë te Reali, por vetëm te ky klub

Shkruar nga Pamfleti
Kilian Mbape kërkon largimin nga PSG-ja në merkaton e janarit,

Kilian Mbape kërkon largimin nga PSG-ja në merkaton e janarit, “Marca” plas “bombën”: Nuk e lejojnë të shkojë te Reali, por vetëm te ky klub

Sulmuesi i PSG-së, Kilian Mbape do të largohet nga klubi në korrik. Lajmi është raportuar nga media spanjolle “MARCA”.

Sipas një burimi pranë sulmuesit, marrëdhënia e Mbapesë dhe klubit është “shkatërruar” plotësisht. 23-vjeçari ndjehet i tradhtuar nga klubi, pasi nuk kanë përmbushur premtimet e bëra në momentin e rinovimit.

Edhe pse Reali i Madridit ka qenë prej kohësh në kërkim të yllit parisien, duket se në lojë ka hyrë edhe ekipi i Premier Ligës, Liverpuli. Sipas të njëjtave burime, lojtari në fakt ka kërkuar që të largohet që në janar, por PSG-ja është gati ta lejojë atë të largohet në korrik, vetëm në drejtim të anglezëve dhe jo madrilenëve.

Ende nuk dihet ku do të jetë e ardhmja e Mbapesë, por një gjë duket e sigurt nga raportimi në mediat spanjolle, se sulmuesi do të largohet nga PSG-ja në korrik.

Sport Kilian Mbape PSG Real Madrid sulmuesi i PSG-së