Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.
“Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar.
Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.
Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE”, shkruan ambasada.
Edhe ambasadori i BE-së, Soreca a komentuar takimin e tij me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim ditën e sotme.
Soreca thekson se sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese ishte një arritje e madhe për vendin edhe pse shumë sfiduese.
“Unë sot u takova me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë. Unë i falënderova ata që morën një sfidë kaq të vështirë në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Urova më të mirën për punën e tyre në çështjet e rëndësishme që Gjykata do të shqyrtojë së shpejti. Sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës ishte një arritje e madhe, e bërë e mundur nga angazhimi politik i Presidentit dhe Parlamentit, dhe puna efektive e JAC. Shqipëria tani ka bërë një hap kritik drejt IGC-së së parë. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë për të gjitha institucionet e drejtësisë në mënyrë që reforma në drejtësi të japë rezultatet që qytetarët shqiptarë presin”, tha Soreca.
Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në fund të vitit 2021 me anëtarët e rinj Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja. Më herë kryediplomatja amerikane, Kim është takuar me kryetaren e Kushtetueses, Vitore Tushën.