Bota 2 Qershor 2022, 19:26

Kim Jong-un bëhet "i gjallë", i uron Mbretëreshës britanike 70-vjetorin në fron

Shkruar nga Pamfleti
Kim Jong-un bëhet "i gjallë", i uron Mbretëreshës

Kim Jong-un bëhet "i gjallë", i uron Mbretëreshës britanike 70-vjetorin në fron

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka dërguar letër Mbretëreshës britanike, Elizabeta e Dytë, për t’i uruar 70-vjetorin në fron.

Sipas medieve të huaja, udhëheqësi koreano-verior është më i fundit, dhe ndoshta prej udhëheqësve më të papritur në botë që do të shënonte Jubileun e Platinit. Përmbajtja e saktë e letrës së tij ende nuk është zbuluar.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut thjesht konfirmoi në faqen e saj të internetit se Jong-un dërgoi një letër “që uron Mbretëreshën dhe popullin britanik”.

Veprimi i Kim vjen ndërsa tensionet midis Koresë së Veriut dhe Perëndimit vazhdojnë të rriten, si pasojë e numrit në rritje të testeve bërthamore të vendit. Vetëm javën e kaluar, regjimi i Jong-un lëshoi tre raketa drejt detit.

Testet u zhvilluan vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden u largua nga Azia, ku ai premtoi të forconte masat për të penguar shtetin e armatosur bërthamor.

Kujtojmë se, Mbretëresha Elizabeta e Dytë është monarkja e parë britanike që ka arritur 70 vjet në fron – që njihet ndryshe si Jubile Platini. 

Bota Kim Jong-Un