Bota 2 Dhjetor 2022, 11:53

Kim Jong-un urdhër të ri për koreano-veriorët: Fëmijët të quhen “bombë” dhe ”armë”

Shkruar nga Pamfleti
Kim Jong-un urdhër të ri për koreano-veriorët:

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka urdhëruar përhapjen e emrave që ai i cilëson si patriotikë si Chong Il (armë), Chung Sim (besnikëri), Pok Il (bombë) dhe Ui Song (satelit). Sipas “Dailystar”, Kim ka kërkuar t’i jepet fund trendit të deritanishëm.

Sipas Kim emrat e stilit të Koresë së Jugut janë një shenjë se Seuli është thjesht një kopje e kulturës dekadente perëndimore Yankee. Qytetarët që nuk i kanë ndryshuar emrat në diçka më “revolucionare” deri në fund të këtij viti mund të përballen me gjoba, ose më keq.

“Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti. Duke filluar nga muaji i kaluar, në mbledhjen e banorëve të njësisë së rojës së lagjes janë lëshuar vazhdimisht njoftime për korrigjimin e të gjithë emrave pa bashkëtingëllore fundore. Njerëzit me emra që nuk kanë një bashkëtingëllore fundore kanë kohë deri në fund të vitit t’i shtojnë emrit të tyre kuptime politike për të përmbushur standardet revolucionare.”-tha një qytetar anonim i Koresë së Veriut.

Disa koreano-veriorë nuk janë të kënaqur me urdhrin. Disa madje kanë guxuar të pyesin nëse mund t’u vënë fëmijëve të tyre emra që “pasqyrojnë epokën aktuale të urisë dhe shtypjes”.

Të tjerë thonë se përpjekja për të diktuar se çfarë lloj emrash u vënë prindërit fëmijëve të tyre është një shenjë se “tirania” më në fund ka shkuar shumë larg.

Bota Kim Jong-Un