
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim. Kjo e fundit njohu Alibeajn si kryetar në detyrë dhe duket se ish-kryeministrit nuk i del inati.
Ai foli para gazetarëve pas një mbledhje që Komisioni i Rithemelimit mbajti në PD.
“Kryetari i PD u shkartua më datën 11 dhjetor me 4 mijë vota e delegatëve dhe 44 mijë të anëtarëve. As guvernatorja dhe as Zeusi Rama nuk kanë tagër të caktojnë kryetarin e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje të flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. Kam pasur rastin të dërgoj dhe mesazhin dhe e përsëris se kurrë se as kryetarin dhe Kryesinë nuk i cakton dot kush përveçse anëtarësia e saj”, tha ai.
Më tej Berisha u shpreh se për shkak të hapësirës që i kishte lënë Basha, PD ishte kthyer në segment të ambasadores. “Sipas Konventës së Vjenës ajo nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e një force politike dhe shpreh kënaqësinë se çdo shqiptar që e sheh se çfarë përpjekjesh dhe imagjinoni se në çfarë gjendje ka qenë PD sikur të ishte një seksion i guvernatores, sepse nuk dua të përdor termin e ambasadës. Ambasadorja shkel çdo rregull dhe preferon se për shkak të terrenit që ka gjetur te Rama dhe Basha të bëjë atë rol që nuk i takon të bëjë”, tha ai.